Zyrtari i LDK-së për mos-regaimin e Osmanit ndaj deklaratave të Kurtit: Karrigia e presidentit e ëmbël

zyrtari-i-ldk-se-per-mos-regaimin-e-osmanit-ndaj-deklaratave-te-kurtit:-karrigia-e-presidentit-e-embel

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rugova ka thënë se Kurti e ka fituar besimin nga populli që ta luftojë krimin, nepotizmin e korrupsionin dhe jo të bëjë aventura me Kosovën.

“Albini e ka fituar besimin nga populli që ta luftojë krimin, nepotizmin e korrupsionin dhe jo të bëjë aventura me shtetin tonë. Kam përshtypjen që, me dekleratat e tij për bashkim kombëtar, akoma pa e marr detyrën po përpiqet t’i ikë përgjegjësisë duke krijuar mjegull dhe duke prodhuar reagime në kancelaritë e mëdha dhe tituj bombastik gazetash.

Habitem si Vjosa i lejon këto aventura që rrezikojnë besimin e miqve dhe aleatëve tanë apo ndoshta karrigia e Presidentit qenka vërtet shumë e ëmbël. Kthjelluni! Shteti nuk është lojë fëmijësh”, ka shkruar Rugova.