Në ndërtesën ku jeton ish-Presidentja kroate, hynë dy njësi anti-terroriste, të armatosur rëndë

ne-ndertesen-ku-jeton-ish-presidentja-kroate,-hyne-dy-njesi-anti-terroriste,-te-armatosur-rende

Policia e Zagrebit mori një raport se një person që dëshiron të vrasë veten është në ndërtesën ku jeton ish-Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitarović, raportojnë mediat kroate, transmeton KosovaPost.

Dy njësi anti-terroriste, të armatosura rëndë dhe me qen, hynë në ndërtesë, shkruan portali kroat “24 orë” dhe shton se ka të paktën dhjetëra automjete dhe se gjitha rrugët janë të bllokuara nga policia.

Siç rezulton, Kolinda Grabar Kitarović, e cila jeton në të njëjtën hyrje, aktualisht nuk është në apartament dhe është vullnetare në Petrinja. As familja e saj nuk është në apartament./KosovaPost/.

The post Në ndërtesën ku jeton ish-Presidentja kroate, hynë dy njësi anti-terroriste, të armatosur rëndë appeared first on Rahovecnews.net.