LDK-ja s’ka vërejtje për procesin zgjedhor, fton qytetarët të dalin në votime

ldk-ja-s’ka-verejtje-per-procesin-zgjedhor,-fton-qytetaret-te-dalin-ne-votime

Lidhja Demokratike e Kosovës, s’ka dhënë ndonjë vërejtje për procesin zgjedhor deri më tani.Në një konferencë për medie zëdhënësja e shtabit të LDK-së Ardita Dushi tha që LDK, ka përcjellë me kujdes procesin zgjedhor dhe deri tani nuk kanë vërejtur parregullsi apo shqetësim serioz.
Ajo po ashtu ka thënë se përkundër motit të ligë dalja e qytetarëve është e afërt me ato të zgjedhjeve të kaluara.

“Dalja e votuesve përkundër kushteve të vështira atmosferike po vazhdon të jetë në përputhje me trendin e zakonshëm. “Edhe brenda qendrave ta votimit të ketë rend dhe LDK u bën thirrje gjithë qytetarëve që ta ushtrojnë të drejtën e tyre pa asnjë ndikim”, ka thënë Dushi.

The post LDK-ja s’ka vërejtje për procesin zgjedhor, fton qytetarët të dalin në votime appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.