Kosova voton, KQZ thotë se deri në ora 11:00 kanë votuar 8.3 për qind e votuesve

kosova-voton,-kqz-thote-se-deri-ne-ora-11:00-kane-votuar-8.3-per-qind-e-votuesve

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot i drejtohen kutive të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, për legjislaturën e tetë.

Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 1 mijë e 52 kandidatë.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit të drejtë vote kanë 1,794,862 qytetarë, ndërsa numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 888, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka bërë të ditur se deri në ora 11:00 kanë votuar 145 mijë e 650 votues.

Kryetarja e KQZ-sëDaka tha se deri tani nuk është raportuar për incidente, transmeton Telegrafi.

“Deri në ora 11:00 kanë votuar 8.3 % të votuesve, apo 145 mijë e 650 votues. Procesi po vijon normalisht, nuk ka raportime për incidente”, ka thënë ajo.

The post Kosova voton, KQZ thotë se deri në ora 11:00 kanë votuar 8.3 për qind e votuesve appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.