Rrihen mes veti dy zyrtarë të Kryqit të Kuq

rrihen-mes-veti-dy-zyrtare-te-kryqit-te-kuq

Dy zyrtarë të Kryqit të Kuq janë rrahur mes veti në rrugën “17 Shkurti”, në Fushë-Kosovë.

Sipas policisë të dy kanë marrë tretman mjekësor për shkak të lëndimeve trupore që kanë pësuar gjatë rrahjes.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. 17 Shkurti, Fushë Kosovë 15.01.2021 – 15:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjti janë rrahur mes vete, të dyshuarit janë zyrtar në kryqin e kuq. Të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor pasi kishin pësuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.