Limaj: Duhet të presim edhe 24 orë për të parë listën e Nismës Socialdemokrate

limaj:-duhet-te-presim-edhe-24-ore-per-te-pare-listen-e-nismes-socialdemokrate

Kryetari Fatmir Limaj tha se kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë në KQZ por ende s’e kanë vendosur për renditje.

“Sipas ligjit kemi kohë të përmirësimit edhe 24 orë tjera”, tha Limaj në Kanal 10.

“Kemi dorëzuar listën ndërsa e numrave do të kemi kohë edhe këtë 24 orësh, ndonjë gabim, ndonjë lëshim. S’e kemi listën përfundimtare të radhitur ashtu si duhet”, shtoi ai.

“Është një ngërthim edhe i moshave edhe i profileve, por ajo çka është më e rëndësishme, tabani i të gjithëve është atdhetar”, shpjegoi Limaj.