KQZ nis telefonimin e mërgimtarëve për t’i verifikuar si votues

kqz-nis-telefonimin-e-mergimtareve-per-t’i-verifikuar-si-votues

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, shkruan Rahovecnews.net.

KQZ po ashtu ka njoftuar se nga 2 mijë persona të kontaktuar, mbi 75 e aplikuesve janë lajmëruar në telefon dhe janë konfirmuar aplikimet e tyre.

Njoftimi i plotë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon të gjithë aplikuesit që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit se ka filluar procesin e verifikimit të tyre duke i kontaktuar përmes telefonit.

KQZ po kontakton aplikuesit përmes telefonit dhe nga rreth 2000 persona të kontaktuar, në thirrjet e para të realizuara, mbi 75% e aplikuesve janë lajmëruar në telefon dhe janë konfirmuar aplikimet e tyre.

KQZ do të vazhdojë të kontaktojë përsëri aplikuesit në mënyrë që t’iu mundësojë verifikimin e aplikimit të tyre. /Rahovecnews.net/