Gjakovari e bën gruan për spital, ajo e lë dhe shkon tek prindërit

gjakovari-e-ben-gruan-per-spital,-ajo-e-le-dhe-shkon-tek-prinderit

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuari pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas policisë, gruaja mori tretman mjekësor pas sulmit, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në ndërkohë e sulmuara vendosi që të strehohet tek prindërit e saj.

“Gjakovë 15.01.2021 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe viktimës i është ofruar strehim por e njëjta ka refuzuar të strehohet dhe ka shkuar tek prindërit e saj. Po ashtu është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar policia.