Bogujevci publikon fotografi me Vasfije Krasniqin: Nderë të jemi në një listë të përbashkët

bogujevci-publikon-fotografi-me-vasfije-krasniqin:-ndere-te-jemi-ne-nje-liste-te-perbashket

Krasniqi tanimë është në listën e VV-së për deputete, ndërsa Bogujevci është shprehur e nderuar për këtë fakt, shkruan Rahovecnews.net.

“Vasfija nuk është vetëm e mbijetuar, por është një grua që dhimbjen dhe përvojën e saj e shndërron në aktivizëm për të ngritë zërin e grave të vendit që përjetuan dhunën më brutale të luftës së fundit”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Është nderë të jesh pjesë e të njëjtës listë të përbashkët me Vasfijen.

Është fat i madh që do ta kemi Vasfijen në parlamentin e Republikes së Kosovës.

Vasfija nuk është vetëm e mbijetuar, por është një grua që dhimbjen dhe përvojën e saj e shndërron në aktivizëm për të ngritë zërin e grave të vendit që përjetuan dhunën më brutale të luftës së fundit.

Të kesh zërin e Vasfijes në kuvend është gjeja më e fuqishme në historinë e vendit tonë. /Rahovecnews.net/