Një atdhetar i dëshmuar, politikan e sipërmarrës i suksesshëm, koleg e bashkëpunëtor i imi, një ndër ministrat më të mirë e të z…

nje-atdhetar-i-deshmuar,-politikan-e-sipermarres-i-suksesshem,-koleg-e-bashkepunetor-i-imi,-nje-nder-ministrat-me-te-mire-e-te-z…

Një atdhetar i dëshmuar, politikan e sipërmarrës i suksesshëm, koleg e bashkëpunëtor i imi, një ndër ministrat më të mirë e të zotët që ka pasur Qeveria e Republikës së Kosovës, z.Blerim Kuçi, paska kërkuar lirimin e tij nga detyra, që betejën politike ta vazhdojë në terren në mbështetje të plotë të AAK-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Gjatë kohës sa Blerim Kuçi ishte ministër, sektorët e ekonomisë dhe të ambientit u karakterizuan nga një energji e re e punës e ballafaqime serioze të vetë ministrit Kuçi për të gjetur zgjidhje e për t’ju dhënë drejtim çështjeve e situatave të vështira, problemeve të shumta të grumbulluara me vite, por edhe Komuna e Rahovecit gjeti mbështetjen e tij të e plotë si dhe financimin e disa projekteve me rëndësi jetike për qytetarët tanë.

Falë angazhimit, interesimit dhe vullnetit të tij të përhershëm si ministër, me miratimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2021, është përfshirë kodi i financimit edhe për ndërtimin e Sheshit Qendror të Rahovecit e që kap vlerën prej 5 milonë euro.

Ministri Kuçi sa herë që vizitoi Rahovecin, vinte me lajme të mira, ai dhe Ministria që drejtonte ka marrë përsipër financimin e trajtimit të projektit të shtratit të lumit nga Krusha e Madhe deri në Hoçë të Madhe në vlerë prej 1.3 milionë euro, poashtu mbështetje kemi marrë edhe për vitin 2021 për trajtimin e shtretërve të përrenjve të Rahovecit, poashtu investime në mirëmbajtjen e hapësirave të veçanta publike në komunën e Rahovecit.

Andaj, i bindur në vlerat njerëzore, morale e atdhetare që ka Blerimi, e falënderoj dhe i shpreh mirënjohjen time të thellë për bashkëpunimin e gjatë, të sinqertë dhe të suksesshëm, i uroj suksese e punë të mbarë në vazhdimësi!

Faleminderit z.Blerim Kuçi!

SL

(Feed generated with FetchRSS)