Hoti del me çadër të prishur në terren

hoti-del-me-cader-te-prishur-ne-terren

Teksa ka njoftuar për vizitën e bërë në komunën e Kamenicës, ajo që është vënë re është çadra e prishur e kryeministrit në detyrë.

Postimi i tij i plotë:

Sot bashkë me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, vizitova fshatin Koretin, për të parë nga afër dëmet të cilat i kanë shkaktuar reshjet e ditëve të fundit.

Dua të ritheksoj se, është shumë me rëndësi që nuk ka asnjë viktimë si pasojë e vërshimeve dhe kjo tregon ngritjen e kapaciteteve e institucioneve që të reagojnë në raste të tilla.

Me krijimin e Fondit Emergjent, përmes rezervës shtetërore, nga nesër Qeveria në detyrë, do të jetë e gatshme të pranojë vlerësimet e dëmeve nga komunat dhe në përputhje me mundësitë buxhetore të kompensojnë një pjesë të dëmeve për pjesën e parë, pra për shtëpi të banimeve.