Vjedhja e mbi 3 mijë eurove në një hotel në Graçanicë, policia arreston një 22-vjeçar

vjedhja-e-mbi-3-mije-eurove-ne-nje-hotel-ne-gracanice,-policia-arreston-nje-22-vjecar

H. B, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se i njëjti ka qenë i përfshirë në rastin e grabitjes së armatosur të ndodhur më datë 06.11.2020 rreth orës 18:30, ku dy të dyshuar të armatosur dhe të maskuar kishin grabitur mbi tre mijë euro para të gatshme nga një biznes hotelier në Graçanicë.

Ndërkohë që policia ka identifikuar edhe të dyshuarin e dytë.

“A. B,  mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht është ë arrati të njëjtin e ka shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në rastin në fjalë”, njofton policia.

Të dyshuarin e arrestuar policia e ka proceduar para Gjykatës dhe ndaj të njëjtit është shqiptuar masa e vazhdimit të paraburgimit prej 30 ditësh, përderisa vazhdon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin.