Për një ditë, ngrihen 22 aktakuza ndaj 24 personave

per-nje-dite,-ngrihen-22-aktakuza-ndaj-24-personave

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 22 aktakuza ndaj 24 personave për vepra të ndryshme penale.

Gjatë kësaj kohe janë ndaluar 16 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 7 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 10 personave.

“Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetedy (22) aktakuza, kundër njëzetekatër (24) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona të dyshuar dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dhjetë (10) personave të dyshuar”, është thënë për media.

Njoftimi i plotë:

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetedy (22) aktakuza, kundër njëzetekatër (24) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona të dyshuar dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dhjetë (10) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë (7) persona, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.