​Osmani: Në Parlamentin e Belgjikës diskutuam edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

​osmani:-ne-parlamentin-e-belgjikes-diskutuam-edhe-per-liberalizimin-e-vizave-per-qytetaret-e-kosoves

Osmani ka treguar se në këtë takim ka falënderuar Belgjikën për mbështetjen që i ka ofruar popullit të Kosovës. ndërsa thekson se në veçanti u diskutua për rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Në Parlamentin e Belgjikes sot, në takim me Presidenten e Senatit, Stephanie D’Hose dhe Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Éliane Tillieux i falenderova për mbështetjen që ka ofruar Belgjika për popullin e Kosovës në kohët më të vështira, si dhe për procese të ndryshme strategjike në fazën e shtetëndërtimit të vendit, duke theksuar rëndësinë e madhe që ka partneriteti i Kosovës me Belgjikën për finalizimin e procesit të integrimit të Kosovës në familjen Evropiane. Diskutuam në veçanti edhe për rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Theksova që liberalizimi jo vetëm që do t’i mundësontë qytetarëve të Kosovës të marrin më të mirën e Evropës dhe ta sjellin atë në Kosovë, por njëherit do ta ofronte Evropën më afër një kapitali të jashtëzakonshëm njerëzor, duke folur për numrin e madh dhe përgatitjen e jashtëzakonshme të të rinjve tanë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”. /Rahovecnews.net/