Studimi, zbulohen simptomat që mbeten pas shërimit nga Covid-19

studimi,-zbulohen-simptomat-qe-mbeten-pas-sherimit-nga-covid-19

Shumica e pacientëve që kanë qënë shtruar në spital me Covid-19 ende vuajnë disa simptoma, përfshirë lodhje dhe vështirësi në gjumë, gjashtë muaj pas shërimit, ka zbuluar një studim kinez.

Studimi i më shumë se 1700 pacientëve të trajtuar në qytetin Wuhan, epiqendra fillestare e pandemisë, tregoi se 76% patën të paktën një simptomë, disa muaj pasi dolën nga spitali.

Gjetjet tregojnë se edhe njerëzit që shërohen nga Covid-19 mund të pësojnë ndikime afatgjata shëndetësore nga periudha e tyre me koronavirusin, i cili ka infektuar më shumë se 90 milionë njerëz në të gjithë botën.

Studimi, më i madhi në llojin e tij i kryer deri në këto momente, u botua të premten në revistën mjekësore, The Lancet.

Raporti zbuloi se lodhja dhe vështirësitë e gjumit ishin simptomat më të zakonshme të post-Covid, të cilat ndodhin përkatësisht në 63% dhe 26% të pacientëve, gjashtë muaj pas fillimit të simptomave fillestare.

Virusi mund të ketë gjithashtu komplikime psikologjike afatgjata, me ankth ose depresion të raportuar midis 23% të pacientëve.

Pacientët të cilët ishin të sëmurë më rëndë, kanë tendencën të kenë prova të vazhdueshme të dëmtimit të mushkërive.

Për shkak se Covid-19 është një sëmundje kaq e re, ne sapo kemi filluar të kuptojmë disa nga efektet e saj afatgjata në shëndetin e pacientëve”, dr. Bin Cao i China-Japan Friendship Hospital dhe Capital Medical University, i cili drejtoi studimin ekipit.

“Analiza jonë tregon se shumica e pacientëve vazhdojnë të jetojnë me të paktën disa nga efektet e virusit pas daljes nga spitali dhe thekson nevojën për kujdes të vazhdueshëm, veçanërisht për ata që përjetojnë infeksione të rënda.

Puna jonë gjithashtu nënvizon rëndësinë e kryerjes së studimeve më të gjata në popullata më të mëdha në mënyrë që të kuptohet spektri i plotë i efekteve që Covid-19 mund të ketë te njerëzit”, thuhej në deklaratë./A2CNN

The post Studimi, zbulohen simptomat që mbeten pas shërimit nga Covid-19 appeared first on Rahovecnews.