Presidenti i Portugalisë rezulton pozitiv me COVID-19

presidenti-i-portugalise-rezulton-pozitiv-me-covid-19

Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa ka rezultuar  pozitiv me koronavirus.

Në një deklaratë të Presidencës së vendit thuhet se 72-vjeçari Rebelo de Sousa nuk ka shfaqur asnjë simptomë të koronavirusit deri më tani. Ai  do të vet-izolohet në rezidencën e tij dhe ka pezulluar të gjithë agjendën për ditët e ardhshme.

Në njoftim thuhet se presidenti gjatë ditës kishte rezultuar negativ në testin e antigjenit, por në mbrëmje rezultoi pozitiv në testin PCR.

Rebelo de Sousa u karantinua pas infektimit me koronavirus të njërit prej këshilltarëve të tij me 6 janar,  të cilin ai e kishte takuar më 4 janar.

Presidenti është edhe njëri prej kandidatëve në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për më 24 janar, ndërsa sondazhet e konsiderojnë atë si favorit për të fituar zgjedhjet. abcnews.al

The post Presidenti i Portugalisë rezulton pozitiv me COVID-19 appeared first on Rahovecnews.net.