Ozil: Nuk pendohem kurrë që iu bashkova Arsenalit

ozil:-nuk-pendohem-kurre-qe-iu-bashkova-arsenalit

Mesut Ozil thotë se kurrë nuk do të pendohet pse iu bashkua Arsenalit, klubit me të cilin i prishi marrëdhëniet dhe nga i cili pritet të largohet së shpejti.

Ozil iu bashkua Arsenalit nga Real Madridi në verën e vitit 2013, për një shumë prej rreth 45 milionë euro.

Ai u tregua menjëherë i suksesshëm në Londrën veriore, duke i ndihmuar klubit ta fitojë FA Cup tri herë dhe Community Shield një herë. Në edicionin 2015/16, ai u zgjidh lojtari i sezonit.

Megjithatë, në vitet e fundit, roli i Ozilit është shkatërruar deri në pikë saqë trajneri Mikel Arteta e ka përjashtuar nga lista e skuadrës së tij në çdo garë këtë sezon.

I pyetur nëse e ka shijuar kohën në Arsenal, Ozil u përgjigj: “Natyrisht. Ka pasur ngritje dhe ulje deri tani, por në përgjithësi nuk pendohem kurrë që iu bashkova Arsenalit.

The post Ozil: Nuk pendohem kurrë që iu bashkova Arsenalit appeared first on RahovesNews.