Është profesorësh e gjuhës shqipe. Por, Yllza Vuçitërna – Pista, që ka pasion shkrimin e leximin, i pëlqen shumë edhe të pikturojë. Gjatë kohës së karantinës, ajo ka filluar të merret edhe me punime nga qeramika, gjë të cilën nuk e kishte praktikuar më parë.
Në fillim, Yllza ka punuar vetëm pjata ose gjëra më të thjeshta, ndërkaq tani ajo mund të bëj edhe fytyra të njerëzve nga ky material.