VV-ja premton shërbime shëndetësore në çdo lagje e fshat të Podujevës

vv-ja-premton-sherbime-shendetesore-ne-cdo-lagje-e-fshat-te-podujeves

Në një njoftim të kësaj partie, thuhet se kjo epokë 20-vjeçare do të marrë fund më 29 nëntor.

“Podujeva si komunë me bukuri e pasuri natyrore është vend që me përkushtim do të bëhet vend i mrekullueshëm. Por, ato që i gjejmë në natyrë nuk i gjejmë në qeverisjen 20-vjeçare. Krim e korrupsion, nepotizëm e konkurse të kurdisura, ambulanta të rrënuara e arsim të shkatërruar. Kjo është mënyra e qeverisjes së deritanishme. Kjo epokë po merr fund më 29 nëntor”, thuhet në njoftimin e LVV.

Sipas të njëjtit, me Shpejtim Bulliqin e Vetëvendosjen do të ndryshojë gjendja në mënyrë drastike në Komunën e Podujevës.

“Ambulanta e shërbime për të gjithë në lagje e fshat, arsim e shkolla me infrastrukturë, konkurse transparente e me meritokraci. Krimi i organizuar e korrupsioni nuk do të gjejnë më vend. Ndryshimi në Llap po vjen e me të edhe ditë të mira që do të rregullojnë jetën e përditshmërinë e secilit qytetar pa asnjë dallim”, përfundon njoftimi.