Osmani merr një vendim tjetër, anulon të gjitha konkurset në kuadër të Zyrës së Presidentit

osmani-merr-nje-vendim-tjeter,-anulon-te-gjitha-konkurset-ne-kuader-te-zyres-se-presidentit

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot  ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha konkurseve aktive për rekrutim në kuadër të Zyrës së Presidentit.

Rahovecnews.net ka siguruar dokumentin, ku mes tjerash thuhet se “ndalohet shpallja e konkurseve të reja në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës deri në një vendim të ri”.

“Pezullohen të gjitha konkurset aktive për rekrutim në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës dhe pika dy ndalohet hapja e konkurseve të reja në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, deri në një vendim tjetër”, thuhet në dokument.

Vendimi ka hyrë në fuqi sot. /Rahovecnews.net/