Dollari nuk është më monedha kryesore në botë: Cila monedhë e ka zëvendësuar

dollari-nuk-eshte-me-monedha-kryesore-ne-bote:-cila-monedhe-e-ka-zevendesuar

Deri në 37.82 përqind të transaksioneve ndërkombëtare të parave tashmë bëhen me monedhën europiane (euron), njoftoi Bloomberg, duke cituar të dhëna nga Shoqata Botërore e Telekomunikacioneve Financiare Ndërbankare (SWIFT).

Shoqata përfshin 200 shtete dhe 11,000 institucione financiare.

Euro pasohet nga dollari amerikan, paundi britanik, jeni japonez dhe dollari kanadez, i cili e shtyu juanin kinez nga pozicioni i pestë.

Përdorimi i dollarit nga dhjetori i kaluar deri në tetor të këtij viti u ul me 4.6 përqind, kështu që tani ai zë 37.64 përqind të aksionit.

Në të njëjtën kohë, euro u rrit me 6 për qind.

Dollari amerikan mbeti në vendin e parë kur bëhet fjalë për kreditë. Ekspertët e shohin krizën ekonomike për shkak të pandemisë së koronavirusit, zgjedhjeve presidenciale amerikane dhe luftës tregtare me Kinën si arsyet e kësaj rënie të dollarit në listën e monedhave më të rëndësishme.

Që nga kulmi i tij në mars, dollari ndërkohë është dobësuar me 11 përqind dhe ekspertët thonë se ai pasohet nga një rënie e mëtejshme.

The post Dollari nuk është më monedha kryesore në botë: Cila monedhë e ka zëvendësuar appeared first on 04 Online.