​Lajçak informon Bundestagun për dialogun Kosovë-Serbi

​lajcak-informon-bundestagun-per-dialogun-kosove-serbi

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se e vlerëson shumë interesin dhe mbështetjen e tyre mbi procesin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq janë takuar për herë të fundit në Bruksel më 7 shtator, ku presidenti serb kishte ngritur çështjen e asociacionit, organ ky që Serbia kërkon të ketë kompetenca ekzekutive.

Pas kthimit në Kosovë, kryeministri Hoti kishte deklaruar se çështja e asociacionit nuk do të kthehet në tavolinën e bisedimeve pasi ajo është çështje e mbyllur. /Rahovecnews.net/