Kryeministri i Izraelit pritet ta vizitojë Bahreinin

kryeministri-i-izraelit-pritet-ta-vizitoje-bahreinin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se “së shpejti” do të vizitojë Bahrejnin, me ftesë të Princit të Kurorës, Salman al-Khalifa.

Pas Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahrejni normalizoi raportet me Izraelin përmes një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Vendimi i këtyre vendeve të Lindjes se Mesme shënoi një rreshtim strategjik të rajonit kundër Iranit.

Por, palestinezët janë zemëruar pasi kanë kërkuar zgjidhjen e çështjes së shtetësisë së tyre, para çdo normalizimi të raporteve me Izraelin nga ana e vendeve arabe.

Një delegacion i Bahrejnit vizitoi Izraelin të mërkurën e kaluar./rel

The post Kryeministri i Izraelit pritet ta vizitojë Bahreinin appeared first on Rahovecnews.net.