Isa Mustafa: Javën tjetër takohemi për çështjen e presidentit

isa-mustafa:-javen-tjeter-takohemi-per-ceshtjen-e-presidentit

Mustafa ka thënë para gazetarëve se pas shuarjes së grupit parlamentar gjashtë plus është takuar me deputetët që kanë mbetur pa grup parlamentar për të diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit.

Shefi i Lidhjes Demokratike ka folur edhe për zhvillime të reja sa i përket çështjes së presidentit.

Ai ka thënë se javën që vjen do të takohen me partitë politike për të diskutuar edhe për këtë temë.

Sa i përket kandidaturës së Ramush Haradinaj shton se nuk e di nëse kreu i AAK-së është tërhequr nga kandidatura për president të vendit.

Sipas të parit të LDK-së duhet të arrihet një pajtueshmëri dhe jo të shkohet në zgjedhje të reja.

“Më mirë me arritur një pajtueshmëri”, ka thënë ai.