Irani: Politikës amerikane të presionit maksimal i ka ardhur fundi

irani:-politikes-amerikane-te-presionit-maksimal-i-ka-ardhur-fundi

Zëdhënësi i Qeverisë së Iranit, Ali Rebii, theksoi se politikës amerikane të presionit maksimal i ka ardhur fundi​​​​​​​, transmeton Kosova Post.

Rebii, në një konferencë për media në kryeqytetin Teheran, vlerësoi sanksionet amerikane dhe administratën e demokratit Joe Biden, fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Sipas tij, politika e presionit maksimal dhe administrata e Donald Trump që e mbështet këtë kanë qenë të pasuksesshëm.

Rebii theksoi se rrënimin e murit të sanksioneve që zbatonte Trump e ka dëgjuar e gjithë bota. “Politikës së presionit maksimal i ka ardhur fundi. Në tryezën e administratës aktuale të falimentuar të SHBA-ve nuk ka mbetur asnjë opsion. Erdhën në fund të rrugës”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu tha se qeveria iraniane do të jetë pas interesave të popullit të saj, duke shtuar se në rast të heqjes së sanksioneve amerikane ka vende të huaja që dëshirojnë të bëjnë investime.

Rebii tha se për shkak të sanksioneve të viteve të kaluar kanë mbetur të privuar nga 160 miliardë dollarë që kanë pritur, ndërsa në buxhetin e vitit të ri po përpiqen të ulin varësinë nga nafta.AA

The post Irani: Politikës amerikane të presionit maksimal i ka ardhur fundi appeared first on Rahovecnews.net.