Hoti dhe komandanti i KFOR-it flasin për sigurisë, e vlerësojnë të qetë situatën

hoti-dhe-komandanti-i-kfor-it-flasin-per-sigurise,-e-vleresojne-te-qete-situaten

Në këtë takim, Hoti dhe Federici kanë folur për situatën e sigurisë në vend dhe e kanë vlerësuar si stabile dhe të qetë, shkruan Rahovecnews.net.

Ky është njoftimi i plotë i Kryeministrisë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it Gjeneral-Majorin, Franco Federici.

Me këtë rast, Kryeministri Hoti dhe Komandanti Federici biseduan për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, të cilën e vlerësuan të qetë dhe stabile.

Kryeministri Hoti falënderoi komandantin e ri të KFOR-it Gjeneral-Majorin Federici, për punën e jashtëzakonshme të pjesëtarëve të këtij misioni paqeruajtës gjatë 21 vjetëve të pranisë në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë për vazhdimin e bashkëpunimit reciprok. /Rahovecnews.net/