Grumbullimet në fushatë zgjedhore, PDK-ja kritikon LDK-në

grumbullimet-ne-fushate-zgjedhore,-pdk-ja-kritikon-ldk-ne

Dje ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet në Komunën e Podujevës. Në këtë komunë kanë qëndruar edhe disa prej figurave kryesore të partive politike, përfshirë këtu edhe kryeministrin, Avdullah Hoti e liderin e LVV-së, Albin Kurtin.

Ajo që ka rënë në sy ishte se pak janë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Kritika kanë pasur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

“A janë tu ditë çka po dojnë e çka po bajnë”, ka shkruar Betim Gjoshi nga PDK-ja teksa ka publikuar një fotografi të tubimit të djeshëm dhe ligjin për pandeminë. /Rahovecnews.net/