Haradinaj ka shkruar në rrjetin social Facebook duke thënë se SHBA-në kanë qenë pranë Kosovës në periudhat më të vështira historike, shkruan Rahovecnews.net.
Sipas tij edhe bashkëbisedimi i sotëm ka qenë në frymën e kësaj gatishmërie të SHBA-ve ku pohon se ka marrë mbështetje të plotë për tejkalimin e gjendjes ku gje ndodhet Kosova.
Ky është postimi i Haradinajt:
Në takimin virtual me ambasadorin Philip S. Kosnett dhe zyrtaren politike Marissa Polnerow, diskutuam sfidat me të cilat përballet Kosova dhe hapat e nevojshëm për të përmirësuar stabilitetin rajonal.
ShBA-të ishin pranë nesh në periudhat më të vështira historike dhe në udhëkryqet në të cilat u gjendëm si komb. Në këtë frymë, kaloi edhe bashkëbisedimi i sotëm, ku morëm mbështetjen e plotë amerikane për tejkalimin e gjendjes në të cilën sot ndodhet vendi ynë.
Ambasadorin e falënderoj për kujdesin e tij. Aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara është e përjetshme. /Rahovecnews.net/
Në takimin virtual me ambasadorin Philip S. Kosnett dhe zyrtaren politike Marissa Polnerow, diskutuam sfidat me të cilat…
Posted by Ramush Haradinaj on Tuesday, November 24, 2020