Situata alarmante me COVID-19, këto janë qytetet me më së shumti raste të reja

situata-alarmante-me-covid-19,-keto-jane-qytetet-me-me-se-shumti-raste-te-reja

Prishtina aktualisht ka 1 mijë e 452 raste aktive, Gjilani ka 217 raste aktive, ndërsa Ferizaji ka 99 raste aktive.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se do të merren masa për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nesër do të mblidhet Komiteti për vlerësimin e situatës me pandeminë, ku do të shqyrtohen propozimet për masat e reja që do të merren ndaj COVID-19 në Kosovë.

Në anën tjetër, sot Kosova ka shënuar rekord sa i përket rasteve të reja me gjithsej 814 nga 1600 testime. /Rahovecnews.net/