‘Turqia përfaqëson botën islame në përballjen me racizmin perëndimor dhe është ndërgjegjja e gjallë e myslimanëve’

‘turqia-perfaqeson-boten-islame-ne-perballjen-me-racizmin-perendimor-dhe-eshte-ndergjegjja-e-gjalle-e-myslimaneve’

Zëdhënësi i Lëvizjes Palestineze “Xhihadi Islam”, Davud Shihab tha në një deklaratë se e kanë pritur me keqardhje shqetësimin që ka ndjerë Bashkimi Evropian (BE) nga deklarata e Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për presidentin francez, Emmanuel Macron, transmeton Kosova Post.

Ky qëndrim i BE-së, që mburret me lirinë e mendimit dhe të shprehjes, reflekton standard të dyfishtë. Turqia përfaqëson botën islame në përballjen me racizmin perëndimor dhe ajo është ndërgjegjja e gjallë e myslimanëve, shtoi ai.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell në një postim që kishte bërë në «Twitter» e kishte cilësuar të papranueshme deklaratën e Erdoanit për Macronin.

Botimi në Francë i karikaturave që fyejnë profetin Muhamed dhe deklarata e Presidentit Emmanuel Macron, i cili kishte theksuar se këto karikatura nuk do të pushojnë së botuari, kishin shkaktuar reagime të forta.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan reagoi dukshëm ndaj qëndrimit të Presidentit Macron me deklaratën e mëposhtme, bërë të shtunën në Kayseri, në Turqinë qendrore:

“Macroni ka nevojë për kujdes mendor. Çfarë mund të themi për një kryetar shteti që ka frikë nga liria e besimit, nga liria e adhurimit dhe që sillet në një mënyrë të tillë ndaj miliona njerëzve me besime të ndryshme që jetojnë në vendin e tij?”

Pallati Elize kishte reaguar ndaj deklaratës së presidentit turk, të cilën e kishte konsideruar “të papranueshme” duke tërhequr në Paris për konsultime, ambasadorin francez në Ankara, Hervé Magro.

Shumë vende të botës myslimane vazhdojnë të shprehin reagimet e tyre ndaj deklaratave dhe vendimeve të presidentit francez, duke përfshirë Marokun, Palestinën, Kuvajtin, Pakistanin, Libanin dhe Libinë.trt

The post ‘Turqia përfaqëson botën islame në përballjen me racizmin perëndimor dhe është ndërgjegjja e gjallë e myslimanëve’ appeared first on Rahovecnews.net.