Kurti kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme: Vonimi i tyre, i pamundur

kurti-kerkon-zgjedhje-te-jashtezakonshme:-vonimi-i-tyre,-i-pamundur

Në një shkrim në Facebook, ish-kryeministri ka thënë se në Kosovë duhet të rikthehet qeverisja e mirë, e se zgjedhjet, sipas tij, janë të domosdoshme.

“Lëvizja është shumica. Rikthimi i qeverisjes së mirë është aq i nevojshëm kurse zgjedhjet dhe ndryshimet janë të domosdoshme. E, vonimi i këtyre po bëhet gjithnjë e më i pamundur”, ka shkruar ai.

Këto komente, Kurti i ka bërë derisa ka prezantuar dy anëtare të reja të Lëvizjes Vetëvendosje.

Postimi i plotë i Kurtit, pa ndërhyrje:

Florije Rexha dhe Valentina Rexha, nënë e bijë me prejardhje nga Gjakova, u anëtarësuan në VETËVENDOSJE!. I mirëprita në takim bashkë me aktivisten e Lëvizjes Esma Bunjaku.

Znj. Florije pas luftës migroi në Gjermani, ku edhe jeton tani me djalin e saj dhe familjen e tij. Ndërsa Valentina, e cila përfundoi studimet universitare në drejtimin e Arkitekturës në Prishtinë, migroi në mes të viteve të ’90-ta në Gjermani, e në 2006 u kthye në Kosovë. Valentina është sipërmarrëse dhe themeluese e disa kompanive vendore, të cilat bashkëpunojnë me kompani të ndryshme evropiane në tregti dhe industri të lehtë.

Lëvizja është shumica. Rikthimi i qeverisjes së mirë është aq i nevojshëm kurse zgjedhjet dhe ndryshimet janë të domosdoshme. E, vonimi i këtyre po bëhet gjithnjë e më i pamundur. /Rahovecnews.net/