Pas së artës, Krasniqi: S’e kam pritur që kaq shpejt do të bëhem kampione

pas-se-artes,-krasniqi:-s’e-kam-pritur-qe-kaq-shpejt-do-te-behem-kampione

Xhudistja Distria Krasniqi, ka folur për fitoren që arriti në Grand Slam të Budapestit.

Ajo deklaroi se sa herë shkon në ndonjë garë shkon me shpresën për t‘u kthyer me medalje.

“Jo vetëm unë, por i gjithë grupi ynë kur shkojmë në gara shkojmë për të marrë medalje. Kam ardhur në këtë garë për t‘u kthyer me medalje”, është shprehur ajo, njofton Klan Kosova.

“Nuk e kam pritur që kaq shpejt kam për tu bërë, por gjithçka shkoi mirë”.

Krasniqi tregoi se këtë e herë e pati më të lehtë të ndeshej dhe ta mundte në finale Paula Pareton, kampionen olimpike

“Normal që është shumë e vështirë unë edhe para kësaj lufte i kam pasë edhe tri lufta tjera për të arrit deri në finale”.

“Gjithmonë kur ndeshesh me kampione olimpike është shumë vështirë, pasi që dihet se ajo është kampione olimpike pra kampione botërore, i ka të gjitha medaljet”.

“Gjithmonë kur ndeshem me të çdo herë është më e vështirë më e vështirë. Por kësaj radhe e kam mundur me një lehtësi më të madhe se herave tjera”.

Krasniqi u bën thirrje të rinjve kosovarë që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në synimet që kanë për të arritur.

“Unë iu kisha thënë mos u dorëzoni, nuk ka dert nëse mposhten, gjithmonë me përvojë njeriu mëson dhe arrin rezultate të mëdha. Iu bëj që të mos ndalen”.

The post Pas së artës, Krasniqi: S’e kam pritur që kaq shpejt do të bëhem kampione appeared first on Klan Kosova.