Zbardhet dinamika e krimit në Himarë, ja sesi autori ka vepruar i vetëm

zbardhet-dinamika-e-krimit-ne-himare,-ja-sesi-autori-ka-vepruar-i-vetem

Është bërë e mundur zbardhja e dinamikës së krimit të rëndë, që tronditi mëngjesin e sotëm Himarën dhe mbarë vendin, ku u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni 51-vjeçar Niko Goro.

Burime për Ballkanweb.al bëjnë me dije se autori i krimit, 53-vjeçari Kliti Leka, ka parkuar makinën e tij në cep të rrugës dhe ka ecur në këmbë në drejtim të marketit, ku ishte futur biznesmeni Goro.

Pasi ky i fundit ka dalë nga marketi i motrës së saj, Leka e ka qëlluar disa herë me pistoletë, duke u lënë të vdekur. Në atë moment ka dalë dhe motra jashtë dhe ka parë vëllanë të shtrirë, duke ngritur kujën. Goditja fatale ka qenë plumbi në kokë, ndërsa dy të tjerët kanë qenë pranë zemrës dhe në kraharor.

Menjëherë jashtë ka dalë edhe pastruesja, e cila i është drejtuar autorit e alarmuar, duke i thënë “Çfarë bëre, i vrave”? Ndërkohë, referuar dëshmive nga vendngjarja, 53-vjeçari Leka i është kthyer pastuesese, duke i thënë “Mbylle gojën se do vritesh edhe ti”!

Pastaj, ai ka lënë mjetin në rrugë dhe ka ikur në këmbë. Momenti i largimit të tij është parë nga kamerat e sigurisë, gjë që ka ndihmuar policinë për arrestimin e autorit.

Më pas, mësohet se autori ka thënë se nuk kishte qëllim ta vriste, por vetëm ta trembte për t’i kthyer borxhin.

Biznesmeni ka pasur një biznes në qendër të Himarës dhe dy të tjerë, njëri në proces ndërtimi. Shkaku i kësaj ngjarjeje, deri më tani, është pikërisht objekti në afërsi të bregdetit dhe shuma që, sipas Lekës, nuk i është kthyer, pasi toka ku po ndërtohet i përket të afërmit të tij.

Roja i biznesit të ndërtuesit të vrarë mëngjesin e sotëm në Himarë, Niko Goro, ka treguar për Top Channel  gjithashtu se autori i vrasjes njihej me të.

Sipas tij ai i ka parë të bisedonin për çështje dokumentesh, por jo që të jenë folur në mënyrë të acaruar. Roja i quajtur Kalem Nevati shprehet shumë i tronditur për këtë ngjarje pasi viktimën e përshkuan njeri shumë të mirë.

“Unë e kam parë duke biseduar me njëri-tjetrin, por jo në mënyrë të acaruar. Ata kanë biseduar nga hyrja e pallatit, punë dokumentesh, ka një muaj ajo punë, e njoh, kam 7 vite që kur kam ardhur nga Pogradeci. Unë isha tek puna po e prisja që të vinte në 8 pa çerek. Dola në rrugë e mora vesh edhe shkova tek spitali. Jam shumë i tronditur se nuk qe ashtu njeriu”, tha Kalem Nevati.