Nisma e AKR ‘përforcohen’ edhe me një deputet, Veton Berisha u bashkohet grupit të tyre në Kuvend

nisma-e-akr-‘perforcohen’-edhe-me-nje-deputet,-veton-berisha-u-bashkohet-grupit-te-tyre-ne-kuvend

Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha i është bashkuar këtij grupi, shkruan Rahovecnews.net.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, deputeti i Nismës, Endrit Shala.

“Nga sot deputeti i Kuvendit të Kosovës z.Veton Berisha i bashkohet Grupit Parlamentar NISMA Socialdemokrate-AKR!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, para disa ditësh lëvizje të deputetëve kishte paralajmëruar Daut Haradinaj i AAK-së.

Ai kishte thënë madje se edhe deputetë të pakënaqur të opozitës do t’i bashkohen partive që aktualisht janë në pushtet. /Rahovecnews.net/