Dy dokumentarë të Klan Kosovës pjesë e konkurrimit në Festivalin Botëror të filmit sportiv

dy-dokumentare-te-klan-kosoves-pjese-e-konkurrimit-ne-festivalin-boteror-te-filmit-sportiv

Dy dokumentar nga Klan Kosova janë përzgjedhur të jetë pjesë e konkurrimit në “Documentary Individual Sport” në Sport Movies & Tv – Milano International Ficts Fest.

Dokumentari “E vërteta e fshehur e yjeve” i gazetares Shqipe Berisha dhe producentit Alaudin Hamiti është në konkurencë me filma dhe dokumentarë të më shumë se 123 vende të botës, njofton Klan Kosova.

Ky dokumentar flet për kampionen kosovare në xhudo Majlinda Kelmendi.

Për të shpërndarë sa më shumë jehonën e të artës së Kosovës gjithandej botës, e nderuar po ndihet vetë autorja.

“E nderume e emocionume edhe shumë e priviligjume që do te jemi pjesmarrëse bashkë me Alaudin Hamiti duke përfaqësu angazhimin e punen tonë të madhe dhe punen e mrekullueshme të ekipës! Driton Toni Kuka Kosovo Olympic Committee”, shkroi Berisha.

Dokumentari në Klan Kosova u publikua në vitin 2017.

Ndërsa dokumentari i dytë është “Historia shkruhet vetëm një herë” i ish-gazetarit, Fatos Dili.

Dokumentari i realizuar në vitin 2014 i kushtohet rrugës sfiduese të legjendës së futbollit kosovar, tashmë të ndjerit, Fadil Vokrri.

Gazetari Dili u shpreh i lumtur se puna dhe angazhimi i tij është vlerësuar, si dhe që kjo storie për futbollin kosovar do të dëgjohet edhe nga publiku i huaj.

“Kam nderin dhe kënaqësinë të ju informoj se dokumentari i punuar nga unë për futbollin e Kosovës “Historia shkruhet vetëm një herë” është përzgjedhur të jetë pjesë e konkurimit në Festivalin Botëror të filmit sportiv i cili do të mbahet në Milano. Falënderoj televizionin Klan Kosova për mundësinë e dhënë, po ashtu jam mirënjohës ndaj Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova, e veçanërisht Presidentit legjendar Fadil Vokrri që besoj në mua dhe Kosovo Olympic Committee”, shkroi Dili.

Më poshtë mund t’i shihni të plotë të dy dokumentarët:

The post Dy dokumentarë të Klan Kosovës pjesë e konkurrimit në Festivalin Botëror të filmit sportiv appeared first on Klan Kosova.