Turqia: Përveq PKK-së, ka edhe gjeneral-lejtnant grekë në Armeni

turqia:-perveq-pkk-se,-ka-edhe-gjeneral-lejtnant-greke-ne-armeni

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, bëri një deklaratë në lidhje me anëtarët e PKK-së në Armeni, “Përveq PKK-së, ka gjithashtu gjeneral-lejtnant të Administratës Greke Qipriote që luftojnë për Armenin kundër Azarbejxhanit”, përcjell Kosova Post.

Në deklaratë, u nënvizua se Armenia ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit: “Gjatë këtyre sulmeve, mbi 60 civilë Azerbajxhanas kanë humbur jetën, mbi 300 civilë janë plagosur, mijëra shtëpi dhe ndërtesa publike janë bërë të papërdorshme deri më tani.

Me këto sulme, Armenia ka treguar edhe një herë se është pengesa më e madhe për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

“Një gjeneral lejtnant i administratës qipriote greke me PKK në Armeni”

Në deklaratën e MBT, u tha se një gjeneral toger nga Administrata Qipriote Greke ishte në Armeni së bashku me anëtarët e PKK, kjo është deklarata e mëposhtme:

Nga ana tjetër, dihet se përveç pranisë së anëtarëve të PKK / YPG në Armeni, një Gjeneral Lejtnant i Administratës Qipriote Greke ishte në rajon dhe trajnoi milicitë armene, së bashku me anëtarë të organizatës terroriste PKK / YPG dhe mercenarë nga vende të ndryshme.

Për paqen dhe stabilitetin në rajon, Armenia duhet të kthejë këta terroristë dhe mercenarë, t’i japë fund sulmeve të tyre dhe okupimit të padrejtë në territorin Azerbajxhan.”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratën e saj, Ministria deklaroi se operacioni i nisur nga Azerbajxhani për të hequr qafe pushtimin e Armenisë, po vazhdon me sukses dhe ata do të qëndrojnë deri në fund pranë popullit të tyre.TRT

The post Turqia: Përveq PKK-së, ka edhe gjeneral-lejtnant grekë në Armeni appeared first on Rahovecnews.net.