Traore, dëshira e Kloppit

traore,-deshira-e-kloppit

Trajneri i Liverpooli, Jurgen Klopp, nuk ka hequr dorë nga sulmuesi anësor i Wolverhamptonit, Adama Traore.

Sipas “Mundo Deportivo”, Traore është në listën e dëshirave të trajnerit gjerman.

Klubi anglez do të ofrojë rreth 60 milionë funte për spanjollin. Adama gjithashtu është i lidhur me një kthim në ish-klubin e Barcelonës falë paraqitjeve të mira me Spanjën këtë javë.

24-vjeçari ka kontratë me Wolvesin deri në vitin 2023. Ai është pjesë e klubit anglez që nga viti 2018, kur u transferua nga Middlesbrough për tetë milionë euro.

The post Traore, dëshira e Kloppit appeared first on RahovesNews.