Ronaldo: Nuk e kam thyer protokollin

ronaldo:-nuk-e-kam-thyer-protokollin

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka thënë që ai nuk i ka thyer rregullat e portokollit shëndetësorë kur është kthyer nga Portugalia në Itali. “Është gënjeshtër”, ka thënë ai

Ylli i Zonjës së vjetër është në karantinë në shtëpi një Torino pasi që u testua pozitiv me koronavirus gjatë detyrës së tij me Kombëtaren e Portugalisë.

“Familja e ime është në një kat tjetër të shtëpisë, pra ne ende nuk mund të kemi kontakt”, ka thënë Ronaldo në Instagram Direkt.

Ronaldo kështu i është përgjigjur komenteve nga Ministri i Sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora, i cili tha se 35 vjeçari besohet se “ka thyer rregullat e portofolit shëndetësor”.

“Vazhdimisht jam në shtëpi, dal në diell dhe ditët kalojnë. Po e respektojë protokollin, nuk e kam thyer, sikurse është thënë. Është gënjeshtër”.

“Jam kthyer nga Portugalia sepse skuadra e ime ka kërkuar dhe jam i sigurt që kam kompletuar të gjitha procedurat. Jam kthyer në Itali me një ambulancë ajrore dhe nuk kam pasur kontakt me askënd, madje as në Torino”.

The post Ronaldo: Nuk e kam thyer protokollin appeared first on RahovesNews.