Mustafa hodhi akuza ndaj prokurorisë, shoqëria civile e sheh si ndërhyrje në punën e gjyqësorit

mustafa-hodhi-akuza-ndaj-prokurorise,-shoqeria-civile-e-sheh-si-nderhyrje-ne-punen-e-gjyqesorit

Isa Mustafa ka hedhur akuza në drejtim të Prokurorisë, shoqëria civile dhe analistët e komentojnë këtë.

Të hënën nuk doli në vendin e punës.

Haki Rugova edhe për një muaj ka gjasë të mos shihet në ndërtesën e Komunës së Istogut.

Gjykata themelore e Pejës, ka vendos masën e arrestit shtëpiak për kryetarin e Istogut që dyshohet për veprën penale – keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Arrestimi i Rugovës, që është edhe nënkryetar i LDK-së, ka ngjallë reagime dhe dyshime.

Ndër të parët që reagoi kundër ndalimit të tij, ishte kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

 “Në emër të LDK-së kërkoj të zhvillohet sa ma shpejt procesi gjyqësor, të vërtetohet bazueshmëria ligjore e akuzave ndaj Haki Rugovës, në qoftë se ky proces zhagitet, ne konsiderojmë se arrestimi, degradimi para opinionit si kryetar i komunës, si nënkryetar i LDK-së, si familjar është bërë me qëllime politike që ta dëmtojë atë personalisht dhe ta dëmtojë LDK-në.” Tha Isa Mustafa, kryetar i LDK-së