Home Lajmet Thaçi – Kurtit: Ku mbetën thikat, ku mbeti ndarja e Kosovës

Thaçi – Kurtit: Ku mbetën thikat, ku mbeti ndarja e Kosovës

0
Thaçi – Kurtit: Ku mbetën thikat, ku mbeti ndarja e Kosovës

Presidenti Thaçi ka thënë se Kurti duhet të kërkojë falje për ato deklarata.

“Ku mbeten thikat, ku mbeti ndarja? Ata njerëz që kanë folur për thika, duhet të kërkojnë falje që kanë sjellur frikë. Ka qenë naivitet dhe paditur e atyre njerëzve që kanë folur për motive të ulëta”, pohoi ai në T7.

Ndryshe, kreu i LVV-së, Albin Kurti më herët ka insistuar së në dialog me Serbinë do të diskutohet edhe për shkëmbim territoresh.

“Shkëmbimi territorial dështoi, por kjo s’do të thotë që ideja ka vdekur. Se ka pasur thika mbi harta, e kanë vërtetuar vetë. Më 19 qershor, Richard Grenell në një intervistë tha se për shkëmbimin territorial ka dëgjuar nga ish-këshilltari për siguri, John Bolton, dhe tre muaj më herët Grenell tha se s’ka dëgjuar, ai e kundërshtoi veten, por e konfirmoi se Bolton ka qenë në çështjen e shkëmbimit territorial”, kishte pohuar Kurti.

Lexo edhe: 

Thaçi: Kurti më fliste për një federatë ballkanike, nuk e kuptova se çfarë donte të thoshte

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

error: Ku po shkon !!