Home Sporti Futboll Suarez i bashkohet Atletico Madridit për 6 milionë euro

Suarez i bashkohet Atletico Madridit për 6 milionë euro

0
Suarez i bashkohet Atletico Madridit për 6 milionë euro

Barcelona ka konfirmuar se Luis Suarezi i është bashkuar Atletico Madridit, pasi ky klubet spanjolle arritën marrëveshje për sulmuesin uruguaian.

Atletico do t’ia paguajë Barçës 6 milionë euro për shërbimet e Suarezit, i cili u largua nga Camp Nou pas gjashtë sezoneve në klub.

Suarezi ishte shumë afër t’i bashkohej Juventusit në javët e fundit, por kalimi te kampioni italian i dështoi për shkak të telasheve në të cilat hasi uruguaiani në marrjen e nënshtetësisë italiane.

Juve e mori Alvaro Moratan nga Atletico dhe kjo e fundit do ta zëvendësojë atë me Suarezin.

Suarezi u largua nga Barcelona me 13 trofe në sirtar dhe si golashënuesi i tretë më i mirë në histori të klubit, pas Lionel Messit dhe Cesarit.

“Barcelona dhe Atletico Madridi kanë arritur marrëveshje për transferimin e Luis Suarez. Klubi i Madridit do t’ia paguajë Barcelonës 6 milionë euro bonuse”, thuhet në një njoftim të Barcelonës.

“Barcelona dëshiron që publikisht t’i shprehë mirënjohje Luis Suarezit për përkushtimin dhe ia uron të gjitha të mirat për të ardhmen”.

Suarezi iu pat bashkuar Barcelonës më 2014 nga Liverpooli dhe i shënoi 198 gola në 283 ndeshje.

 

The post Suarez i bashkohet Atletico Madridit për 6 milionë euro appeared first on RahovesNews.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

error: Ku po shkon !!