Home Sporti Futboll Hitzfeld këshillon Shaqirin të largohet nga Liverpooli

Hitzfeld këshillon Shaqirin të largohet nga Liverpooli

0
Hitzfeld këshillon Shaqirin të largohet nga Liverpooli

Ish-përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, e ka këshilluar Xherdan Shaqirin që të largohet nga kampioni i Anglisë, Liverpooli.

Në një intervistë për mediumet zvicerane të mërkurën, Hitzfeld ka insistuar se Shaqiri ka nevojë për minutazhë, gjë që nuk do ta ketë nëse mbetet te Liverpooli edhe për edicionin 2020/21, që tashmë ka nisur në Premier League.

Sipas Hitzfeldit, Shaqiri do ta ketë të vështirë ta bindë trajnerin e Liverpoolit, Juergen Klopp, për shkak të konkurrencës së fortë që e ka në ekip. Me transferimin e Thiago Alcantaras dhe Diogo Jotas gjatë këtij afati, për Shaqirin edhe më shumë janë vështirësuar punët për të shpresuar në minutazhë më të madhe në edicionin e ri. Edicionin e shkuar, Shaqiri pati në total vetëm 263 minuta lojë, kurse në mosaktivizimin e tij kanë ndikuar edhe lëndimet e shpeshta që duket se po e përcjellin edhe këtë sezon. Në total, Shaqiri edicionin e fundit i kishte 11 ndeshje në të gjitha garat dhe një gol te realizuar në kampionat.

The post Hitzfeld këshillon Shaqirin të largohet nga Liverpooli appeared first on RahovesNews.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

error: Ku po shkon !!