Përse 2020-ta nuk është viti më i keq në historinë e njerëzimit dhe çfarë s’dini akoma për 536-ën

perse-2020-ta-nuk-eshte-viti-me-i-keq-ne-historine-e-njerezimit-dhe-cfare-s’dini-akoma-per-536-en

Nëse mendon se 2020-ta është viti më i keq në gjithë historinë e njerëzimit, e ke gabim. Mbase ky është viti më i keq që ke përjetuar ti, por jo më i vështiri që prej fillimit.

Viti 536 ka qenë shumë më keq.

Perandoria romake ishte diçka ende shumë e largët. Sistemi feudal do vinte më vonë. Gratë ishin më shumë të përfshira në zanate. Inati i luftës greko-gotike ishte prezent dhe uria ishte aty. Dhe nuk mbaron me kaq.

Viti 536 përjetoi një problem të pazakontë gjeologjik që shkaktoi kushte të çuditshme meteorologjike. Një mjegull e madhe pushtoi Evropën, Lindjen e Mesme dhe disa pjesë të Azisë. Kjo mjegull mbuloi diellin dhe në botë ra një natë që nuk zgjati as me javë e as me muaj, por 2 vjet. Temperaturat ranë dhe uria u shtua. Efektet u ndjenë për vite me radhë dhe murtaja bubonike vrau 100 milionë njerëz.

Kohë më vonë studiues të ndryshëm u përpoqën të zbulonin shkakun e asaj mjegulle. Disa mendojnë se u shkatua nga një vullkan në Islandë. Po ngado që erdhi, dëmin e bëri të madh.

The post Përse 2020-ta nuk është viti më i keq në historinë e njerëzimit dhe çfarë s’dini akoma për 536-ën appeared first on 04 Online.