Selimi takohet Metën: Uniteti, çelës për fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon

selimi-takohet-meten:-uniteti,-celes-per-fuqizimin-e-faktorit-shqiptar-ne-rajon

Siç njofton kumtesa, me këtë rast, ministri Selimi falënderoi Presidentin Meta për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë për Republikën e Kosovës.

“ Uniteti është çelës për fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon. Populli shqiptar ka në qenësinë e tij vlerat euro-atlantike dhe e vetmja rrugë për të përshpejtuar integrimin në BE, aty ku përket natyrshëm, është fuqizimi i sundimit të ligjit dhe të çdo hallke të sistemit të drejtësisë”, deklaroi ministri Selimi.

Ndërsa Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, rikonfirmoi angazhimin e plotë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha drejtimet. /Rahovecnews.net/