Nuk dihen shifrat e të testuarve dhe as rezultatet në laboratorët privatë

nuk-dihen-shifrat-e-te-testuarve-dhe-as-rezultatet-ne-laboratoret-private

Rënia e numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë për fat të mirë ka pësuar rënie të ndjeshme me situatën para disa jave.

120 laboratorë privatë ka licencuar Ministra e Shëndetësisë në Kosovës për kryerjen e testeve serologjike dhe PCR, ku çmimet e tyre variojnë nga 30 euro deri në 200 euro.

Një muaj pasi që Ministria e Shëndetësisë ka licencuar rreth 120 laboratorë privatë, IKSHPK-ja nuk ka bërë të ditur se sa persona janë testuar në to dhe sa prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Këta laboratorë, sipas Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Shëndetësisë, janë të obliguar që të raportojnë në baza ditore për mostrat e marra dhe rezultatet e tyre në IKSHPK.

Nuk dihet akoma se sa persona në Kosovë kanë kryer testet në këto laboratorë, a ka raste aktive që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 nga testimi dhe detaje të tjera.

Kujtojmë se dhënia e licencës së laboratorëve privatë për kryerjen e testimeve për COVID-19 ka ngjallur reagime të shumta dhe kritika nga njohësit e çështjeve të mjekësisë dhe qytetarët.

The post Nuk dihen shifrat e të testuarve dhe as rezultatet në laboratorët privatë appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.