Nga java e ardhshme të dënuarit mund të shkojnë për vikende në shtëpi

nga-java-e-ardhshme-te-denuarit-mund-te-shkojne-per-vikende-ne-shtepi

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka vendosur që nga java e ardhshme të lejoj të dënuarit që të shkojnë për vikende në shtëpi dhe që për vizita familjare të lejoj dy persona të rritur dhe fëmijët.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, SHKK’ja ka bërë me dije se gjatë vizitës së tyre, secili familjar është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete të bartë edhe  maskë mbrojtëse.

“SHKK nga data 14.09.2020 do të filloi me lejimin e vikendeve për dënuarit, e po ashtu për vizitat familjare do të lejoi  dy (2) persona të rritur dhe fëmijët (fëmijët nuk kufizohen). Gjatë vizitës së tyre, secili familjar është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete të bartë edhe  maskë mbrojtëse”, thuhet në njoftim.