Hoti ua çon Osmanit dhe Thaçit marrëveshjen e Uashingtonit

hoti-ua-con-osmanit-dhe-thacit-marreveshjen-e-uashingtonit

Kryeministri Avdullah Hoti është është ka shkuar në Bruksel një ditë pasi u kthye prej atje.

Kësaj radhe, ai u përgjigj pyetjeve që eurodeputetët patën për të.

Aty, Hoti ka treguar se sot ua ka dorëzuar marrëveshjen e nënshkruar në Uashigton presidentit Hashim Thacit dhe kryeparlamentares Vjosa Osmanit.

“Është e mrekullueshme që kemi një vëmendje të plotë nga SHBA’ja. Sot e kemi dërguar marrëveshjen në Parlament dhe te Zyra e Presidentit. Marrëveshja është një listë e zotimeve që ne i kemi ndërmarrë. Pres nga Serbia t’i zbatojë” , ka thënë Hoti, transmeton  Gazeta Express.

Hoti ka thënë se marrëveshja që e ka nënshkruar në Uashington i ndihmon dialogun që po e ndërmjetëson Bashkimi Evropian për afro një dekadë.

Marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentin amerikan, Donald Trump, Hoti e ka quajtur me bazë ekonomike.