Detajet nga Kremlini: Putin i tha Vuçiqit se marrëveshja me Kosovën duhet të jetë e balancuar

detajet-nga-kremlini:-putin-i-tha-vuciqit-se-marreveshja-me-kosoven-duhet-te-jete-e-balancuar

Në një njoftim të lëshuar para pak minutash, presidenca ruse ka thënë se biseda është fokusuar kryesisht në marrëveshjen Kosovë-Serbi, shkruan Rahovecnews.net.

Siç ka nënvizuar Putin, marrëveshja duhet të jetë e bazuar në parimet e një kompromisi të balancuar.

“Biseda është fokusuar në çështjen e Kosovës. Vuçiq ka infirmuar presidentin e Rusisë për bisedimet që ka pasur në Uashington më 4 shtator dhe më 7 shtator. Putin rikonfirmoi pozicionin e rusisë për parimet e një marrëveshjeje të balancuar që duhet të jetë e pranueshme nga Serbia dhe e aprovuar nga Këshilli i Sigurimit në OKB”, thuhet në njoftim.

Ndryshe,  kjo është biseda e parë që presidentët e dy shteteve aleate e zhvillojnë pas marrëveshjes së 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington. /Rahovecnews.net/