​Tahiri: Parlamenti Evropian konfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave

​tahiri:-parlamenti-evropian-konfirmoi-mbeshtetjen-per-liberalizimin-e-vizave

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri thotë se në të gjitha takimet në Parlamentin Evropian u konfirmua mbështetja për liberalizimin e vizave.

Tahiri po ashtu thotë se në takim me deputetët ka theksuar se sa më prezentë që është Evropa si tërësi në Kosovë e rajon aq më pak do të kenë ndikim agjendat anti-perendimore, përcjell Rahovecnews.net.

Postimi i plotë:

Në Parlamentin Evropian në të gjitha takimet, me Presidentin e Parlamentit Evropian, z. Sassoli, në Komisionin e Punëve të Jashtme dhe në Grupin e Miqësisë për Kosovën u konfirmua mbështetja për liberalizimin e vizave. U tha që mungesa e liberalizimit të vizave e dobëson rolin e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe si ndërmjetësues në dialog. Tani duhet punë aktive në reforma evropiane dhe takime bilaterale me shtetet anëtare për të dëshmuar se Kosova është gati në rrugetimin e saj drejt BE-së.

Në takime me deputetë theksova se njohja nga 5 vendet, investimet programore dhe ato kapitale kanë rëndësi jetike për zhvillimin e vendit tonë. Sa më prezente që është Evropa si tërësi në Kosovë e rajon aq më pak do të kenë ndikim agjendat anti-perendimore. /Rahovecnews.net/