​Limaj priti në takim ambasadorin britanik, temë diskutimi dialogu me Serbinë

​limaj-priti-ne-takim-ambasadorin-britanik,-teme-diskutimi-dialogu-me-serbine

Në këtë takim, kryetari Limaj theksoi rëndësinë e madhe që në temat nacionale siç është dialogu i gjithë spektri politik të jetë bashkë.

Ai tha se Kosova është e gatshme për të arritur marrëveshjen përfundimtare me Serbinë për njohje reciproke.

Poashtu, kryetari Limaj ka falënderuar ambasadorin britanik për ndihmën e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit.

Nga ana e tij, ambasadori Abbot konfirmoi gatishmërinë që Mbretëria e Bashkuar të vazhdojë të mbështes Kosovën në të gjitha fushat, siç e ka ndihmuar deri më tani.